Shiu i madh ka shkaktuar përmbytje që deri tani i kanë kushtuar jetën së paku tre personave, ndërsa banorët e zonës po flasin edhe për persona të zhdukur.
Tre personat humbën jetën në Politika, një foshnjë 8 muajshe, një 86-vjeçar dhe një 85-vjeçar, dhe dy persona të tjerë. Të moshuarit u mbytën në shtëpinë e tyre, ndërsa prindërit e foshnjës fatkeqe ishin me pushime në zonë dhe nuk arritën ta shpëtojnë atë.

Uji në banesa ka shkuar mbi 1.5 metra, ndërsa zjarrfikësit janë në kërkim të njerëzve të bllokuar dhe shpëtimit të tyre.

Nga përmbytjet mbi 3000 shtëpi, ku shirat frynë përroin e Massapithos në Psachna, rrjedhën në Politika dhe Lila në Lefkandi që e shndërruan zonën në një liqen, duke fundosur gjithçka në ujë.

ktualisht në terren për të shpëtuar jetë njerëzish operojnë 83 zjarrfikës dhe një njësi këmbësorësh me pajisje speciale, 31 automjete, automjete speciale si dhe 3 anije shpëtimi nga 1-ta, 7-ta dhe 8-të e EMAK. Gjithashtu, shpëtimtarët ajrorë të Brigadës së Zjarrit nga 1 EMAK po veprojnë në zonat e përmbytura me një helikopter, si dhe një helikopter tjetër për mbikëqyrje ajrore dhe koordinim të forcave operative.///https://video.shqiptarja.com//uploads/permbytje.mp4
ME SHUME LAJME
Sarandë. “Princess” cruises e kompanisë më të madhe Holland-Amerikan, paraprin 14 krociera të tjera gjatë vitit
Sarandë. Mbërrin krocera e parë me turistë për vitin 2026-n.
Sociale. Shqipëria po zbrazet. Bie me 35% numri i lindjeve brenda një dekade