Situata mes Turqisë dhe Greqisë gjatë ditës së sotme është tensionuar shumë.Aq shumë u tensionua kjo situatë, sa mesnatën e së martës kishte të shtëna me armë zjarri dhe kanë mbetur për rrjedhojë të plagosur 3 persona.
Përpos asaj që ka ndodhur mes dy vendeve të Mesdheut, edhe një situatë aspak normale ka tërhequr vëmendjen.
Agjencia e lajmeve “Anadolu Ajansi” në mes të kësaj përplasjeje ka transmetuar presidentin Erdogan me titra greke.
“Hajdeni, të gjitha vendet e Mesdheut të bashkohen dhe të gjejnë një formulë të pranueshme për dicka që do të mbrojë të drejtat e të gjithëve”, shkruan media turke, duke bërë titra në gjuhën greke.
Kjo ngjarje ka habitur opinionin publik dhe nuk dihet se përse media e njohur turke ka vepruar në të tillë mënyrë. /Monitor.al/
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI