Sektori mbi të cilin ka ndikuar më së shumti pandemia e Covid-19 është turizmi. Krahasuar me një vit më parë, ka një rënie me rreth 2/3 të numrit të shtetasve të huaj dhe shqiptarë që kanë hyrë në vend.
Sipas të dhënave të INSTAT për qershorin e vitit 2020, që përkon me hapjen e pjesshme të kufijve dhe heqjen e masave kufizuese, në Shqipëri kanë hyrë gjithsej 364 574 shtetas.
Në qershor të vitit 2019, numri i shtetasve që kanë hyrë ne vendin tonë ishte 1 080 464. Pra, qershori i këtij viti ka një rënie prej 66,3 %.
Nëse e krahasojmë qershorin e këtij viti me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, gjithnjë sipas shifrave të INSTAT-it, na rezulton se totali i shtetasve (të huaj dhe shqiptarë) që kanë hyrë në vendin tonë në 2020 është sa gjysma e shtetasve të huaj që kanë hyrë në qershor 2019.
Edhe numri i shtetasve të huaj që kanë hyrë në Shqipëri në qershor është reduktuar me më shumë se 2/3. Në qershor 2020, hyrjet e shtetasve të huaj në vend janë 179.594.
Krahasuar me qershorin e 2019-s, kur ishin 630 334 shtetas të huaj që kanë kaluar kufirin për të hyrë në Shqipëri, ky numër ka rënë me 71,5 %.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI