Teksa situata e kaosit dhe radhëve kilometrike në pikën e kalimit kufitar të Kakavijës gjeti zgjidhje, ministri i Shtetit për Diasporën Pandeli Majko, flet për ndërhyrjen e kryepeshkopit Anastas Janullatos për zgjidhjen e krizës.
Nëpërmjet një mesazhi në rrjetin social Facebook, Majko shpreh falënderim për të gjitha strukturat shtetërore të angazhuara për përmbylljen e emergjencës humanitare veçanërisht për trupën ushtarake dhe policore të angazhuara në kufirin me Greqinë fqinje, nën drejtimin e ministrave Olta Xhaçka dhe Sandër Lleshi.
“Ndaj si më të veçantë, që pavarësisht moshës, angazhimin të cilin ia kërkova kryepeshkopit Anastas Janullatos, në ndërmjetësimin që kriza të përmbyllej sa më shpejt. Të tjerat, janë fjalë për “lugën” e atyre që dinë veç çfarë nuk duan”, shkruan Majko.///
ME SHUME LAJME
Rregulla të reja për muzetë dhe monumentet e kulturës, grante edhe për monumentet në pronësi private
Nga 2027 synohet ngritja e një sistemi të ri inspektimesh, Rama: Të marrin fund kontrollet e befasishme
Berisha: Nesër të gjithë me studentët, në mbështetje të revoltës së tyre