Numri i shtetasve shqiptarë të dalë nga Shqipëria në shtatëmujorin 2020, është 1.626.642 duke rënë 48,7 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Sipas INSTAT, daljet e shtetasve shqiptarë nga territori i Shqipërisë gjatë muajit korrik 2020 janë 246.334.
Krahasuar me korrik 2019, ky numër ka rënë 52,3 %.
Ndërsa daljet e shtetasve të huaj nga territori i Shqipërisë gjatë muajit korrik 2020, janë 299.628. Krahasuar me korrik 2019, ky numër ka rënë 68,4 %.
INSTAT njofton se daljet e shtetasve shqiptarë dhe të huaj nga territori shqiptar, gjatë muajit korrik 2020, janë 545.962 duke shënuar një rënie me 62,7 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI