Ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias dhe kryeministri Edi Rama kanë zhvilluar së fundmi një bisedë telefonike mbi marrëdhëniet mes dy shteteve.
Lajmin e ka bërë të ditur, ministri i Jashtëm grek, i cili me anë të një postimi në Twitter ka informuar ndjekësit për bisedën me kryeministrin Rama.
“Fola në telefon me kryeministrin Edi Rama. Marrëdhëniet dy palëshe dhe zhvillimet në rajon ishin fokusi i bisedimeve”, shkruan ministri i Jashtëm grek.
Biseda mes dy zyrtarëve të lartë vjen në një moment ku në Mesdhe është rritur tensioni mes Turqisë dhe Greqisë. ///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI