Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se ditën e mërkurë moti parashikohet i kthjellët në pjesën bregdetare dhe alternime vranësirash në pjesën tjetër të vendit deri në mesdite. Më pas do parashikohen kthjellime në të gjithë vendin.
Gjithashtu parashikohen reshje shiu të izoluara në formë pikash përgjatë relieveve malore. Era do të fryjë me drejtim verilindje- veriperëndim 1-10 m/sek. Përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era do jetë intensive me shpejtësi 15-23 m/sek. Valëzimi i forcës në det parashikohet të jetë i forcës 3 ballë.
Temperaturat parashikohen:
| QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
| Shkodër | 19/31 | diell |
| Kukës | 17/30 | Re diell |
| Lezhë | 21/32 | diell |
| Dibër | 14/30 | Re diell |
| Durrës | 20/35 | diell |
| Tiranë | 22/34 | diell |
| Elbasan | 19/35 | Re diell |
| Berat | 16/36 | Re diell |
| Vlorë | 19/33 | diell |
| Korcë | 15/30 | Re diell |
| Gjirokastër | 15/36 | Re diell |
| Sarandë | 17/32 | diell |
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI