Zëvendëskryeministri Erion Braçe lidhur me deklaratat për zgjerimin së shpejti të gjerësisë së detit territorial të Greqisë nga 6 në 12 milje detare deklaroi sot se “nuk na ka pushtuar kush e as po na rrëmben kush tokë, det”.
Në një reagim Braçe shprehet “qetësohuni! Histeria nuk është fuqia jonë, është dobësia jonë. Po u drejtohem ju të gjithëve që keni mësyrë prej orësh në inbox këtu, Facebook, Whatsapp; qetësohuni nuk na ka pushtuar kush e as po na rrëmben kush tokë, det”.
“Nuk u jam përgjigjur deri tani se isha në punë, në zonë me njerëzit, pra as më ka ikur mendja e as më është mekur zëri!
Por edhe sepse nuk dua të ushqej histerinë që na zë e bën tapë në të tilla raste”, – u shpreh Braçe.
Zv/kryeministri Braçe tha se “toka, deti e gjithçka tjetër që Zoti na fali në këto anë e që ligjet ndërkombëtare e kombëtare na garantojnë, nuk i mbron histeria, por dija, qetësia, qartësia, ligji, pasioni dhe dashuria për çdo centimetër tokë e det të këtij vendi”.
“Nuk ka kush kohë e dëshirë ti japë zë asaj që është e padobishme. Tani na duhet bashkim, unitet, as akuza e as gjyq banal pa prova e fakte që bëjnë copash, përçajnë këtë vend e këtë popull. Kështu që qetësohuni e kujtoni se si kohë më pare ra si antikushtetuese një marrëveshje e një pushteti të degraduar. Me qetësi, qartësi e mbështetur fort në ligj. Jemi po të njëjtët”, – tha Braçe.////
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI