Kryeministri Edi Rama duke komentuar sërisht sot debatin e lindur pas kërkesës së Greqisë për zgjerimin në det me Shqipërinë, i ka kthyer përgjigje presidentit të vendit, që teksa reagoi për këtë cështje, theksoi se do të mbrojë pa asnjë mëdyshje kushtetutën e Shqipërisë.
Sipas Ramës, Presidenti duhet të rrijë i qetë, e para se të flasë të informohet mirë.
“Presidentin e dimë nuk ka nevojë të na e përsërisë, këtë e dimë, ajo që nuk dimë është që në radhë të parë presidenti duhet të informohet mirë e në vend se të thotë për cfarë është, të bëjë atë që duhet të bëjë, e të mos ngatërrojë Kushtetuten e Shqipërisë me të drejtën e detitit të Greqisë, që buron nga konventa ndërkombetarë e mos të hedhë fjalë. Se këtu për fat të mirë të Kushtetutës,Presidneti nuk ka lidhje fare, se nuk hyn Kushetuta shqiptare në të drejtën e vendit fqinj. Si kanionet e Skraparit, ka shkëmbinj nga dy anë e në mes rrjedhë ujore, konventa u ka dhënë të dy shkëmbinjve të marrin nga ajo rrjedhë ujore, të marrin milje në mënyrë të barabartë. Presidenti të jetë shumë i qetë se nuk është rasti për të bërë rafting me kushtetutën dhe një cështje të marrëdhenieve ndërkombëatre dhe të fqinjësisë së mire”, tha Rama.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI