SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

PD nis fazën e dytë të filtrimit të kandidatëve për deputetë dhe kryetarë bashkie

Partia Demokratike ka nisur fazën e dytë të filtrimit të kandidatëve për deputetë dhe kryetarë bashkie, fazë e cila do të zgjasë deri në 15 shtator.

Komisioni i Vlerësimit të Kandidatëve do të skanojë në fillim ish-deputetët, të cilët edhe pse nuk ishin të detyruar të plotësonin formularin, nuk do t’i shpëtojnë rivlerësimit të Komisionit, për të dhëna shtesë për ta.

Partia Demokratike do të dërgojë për konsultim mbi 300 nga 946 emra. Në fazën e dytë kandidatët do të vlerësohen mbi formularët e vetëdeklarimit që kanë plotësuar më herët.

Në selinë e PD-së vazhdon dorëzimi i formularëve të vetëdeklarimit, ndërsa komisioni ka nisur punën me ato dosje që tashmë janë gati.

Faza e dytë e filtrimit të kandidatëve përfundon në 15 shtator, ndërsa emrat do të konsultohen në bazë deri në 31 tetor.

Në përfundim të fazës së dytë, do të bëhet një reduktim i mëtejshëm i numrit të kandidatëve, drejt një numri limit kandidatësh të përcaktuar paraprakisht që do të dërgohen për konsultim tek anëtarësia e Partisë Demokratike. ///

error: