Nje konflikt per motive te dobeta ne Sarande ka sjelle nje te plagosur .
Komisariati i Policisë Sarandë njofton se Policia ka arrestuar një shtetas 46 vjeç dhe ka shpallur në kërkim një shtetas me banim në Sarandë.
Sipas policisë, më datë 30.08.2020, këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohet se si pasojë e një konflikti për motive të dobëta, kanë goditur me mjet prerës një shtetas 27 vjeç, banues në Sarande.
Policia tha se shtetasi 27-vjecar ka marrë ndihmë mjekësore në Spitalin e Sarandës dhe është jashtë rrezikut për jetën.
Materialet iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme///.
.
ME SHUME LAJME
Rregulla të reja për muzetë dhe monumentet e kulturës, grante edhe për monumentet në pronësi private
Nga 2027 synohet ngritja e një sistemi të ri inspektimesh, Rama: Të marrin fund kontrollet e befasishme
Berisha: Nesër të gjithë me studentët, në mbështetje të revoltës së tyre