“Të paktën 100 mijë shqiptarë kanë humbur vendin e punës për shkak të 32 mijë bizneseve të mbyllura këtë vit”, tha sot kryetari i PD-së Lulzim Basha duke theksuar se me planin ekonomik, PD do të ulë taksat.
Basha tha se “sipas një studimi të Bankës Botërore, 6 në 10 biznese të regjistruara në Shqipëri nuk kanë realizuar asnjë fitim pas heqjes së masave bllokuese, çka paralajmëron të tjera falimentime dhe mbyllje vendesh pune”.
“Vendi ka nevojë per ndryshim, për frymëmarrje dhe model të ri ekonomik që mund të arrihet vetëm përmes një qeverisje ndryshe”, tha ai.
Po ashtu Basha shtoi se “me planin tonë ekonomik ne do të ulim taksat, do vendosim taksën e sheshtë 9%”.
“Mbështetja për biznesin e vogël, moratoriumi për inspektoriatet dhe taksidarët dhe masa të tjera, do të çlirojnë biznesin nga ankthi dhe do të krijojnë mundësi për çdo shqiptar të punojë e jetojë me dinjitet në vendin e tij”, përfundoi ai.///
ME SHUME LAJME
Rregulla të reja për muzetë dhe monumentet e kulturës, grante edhe për monumentet në pronësi private
Nga 2027 synohet ngritja e një sistemi të ri inspektimesh, Rama: Të marrin fund kontrollet e befasishme
Berisha: Nesër të gjithë me studentët, në mbështetje të revoltës së tyre