//ATSH –/// Këshilli i Lartë Gjyqësor njofton opinionin publik se në kushtet kur situata në vend vijon të jetë lidhur me infeksionin e shkaktuar nga COVID-19, vijon të jetë e pandryshuar, ka vendosur të vijojë pezullimin e veprimtarisë dhe shërbimeve gjyqësore në të gjitha gjykatat në Republikën e Shqipërisë.
KLGJ sqaron se përjashtohen nga efektet e këtij pezullimi veprimtaria dhe shërbimet gjyqësore që lidhen me çështje me natyrë të ngutshme, të vlerësuara si të tilla rast pas rasti nga gjyqtari, si p.sh. seancat gjyqësore që kanë lidhje me masat e sigurimit, afatet e paraburgimit, etj.
Në çdo rast, ndalohet prania e publikut në mjediset e gjykatave. Gjatë periudhës së pezullimit, komunikimi i publikut me gjykatat mund të realizohet vetëm nëpërmjet postës zyrtare, postës elektronike (email), ose online, nëpërmjet faqeve zyrtare të internetit të gjykatave. Kohëzgjatja e këtyre masave do të jetë për një periudhë 2 (dy) javore, duke filluar nga data 25.03.2020 deri më datë 07.04.2020 (përfshirë edhe këtë datë.//R-SR///
ME SHUME LAJME
Rregulla të reja për muzetë dhe monumentet e kulturës, grante edhe për monumentet në pronësi private
Nga 2027 synohet ngritja e një sistemi të ri inspektimesh, Rama: Të marrin fund kontrollet e befasishme
Berisha: Nesër të gjithë me studentët, në mbështetje të revoltës së tyre