Shoqëria Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar (GIZ), bashkia Finiq dhe Agjencia Joniane e Mjedisit, Medias dhe Informacionit (AJMMI), organizuan në qender të bashkisë Finiq, prezantimin e zbatimin të ideve pilot në kuadër të projektit ”Menaxhimi i Integruari i Mbetjeve dhe Parandalimi i Mbetjeve Detare”.
Në këtë aktivitet morën pjesë punonjës të bashkisë Finiq, përfaqësues të GIZ si dhe AJMMI-t , shoqatë e përzgjedhur dhe e kualifikuar në fushën e sensibilizimit mjedisor.
Gavrosh Zela, drejtues shqiptar i projektit të GIZ, u ndal në fokusimin e ideve pilot për pakësimin e mbetjecve plastike që përfundojnë në det. Sipas Zelës, rëndësi të vecantë në zbatim të këtij projekti dy vjecar merr permiresimi i sistemit te raportimit per sherbimin e pastrimit; rishikim i masave per depozitimin ilegal te mbetjeve dhe gjobat; etj,.
Aktivitetet me bizneset per iniciativen “Perdor me pak Plastik” per te ulur perdorimin e “plastikave nje perdorimshe” si qese, gota, sete guzhine, etj., dhe ngritja e nje skeme te vecantë per grumbullimin e mbetjeve plastike ,-tha Zela, janë fusha konkrete veprimi krahas aktivitete të edukimit per mbetjet detare me shkollat, instalimin e 6 stendave per informacion ne zona te ndryshme të bashkisë Finiq.
Të pranishëm në këtë takim promoves të projektit, ishin edhe zëvëndëskryetarët e bashkisë Jani Harizi dhe Ilia Kalivioti.
Sipas drejuesit të AJMMI-t Shkëlqim Hajno, thelbi i aktiviteteve të ojf-ss përben fusha e senbilizimit mjëdisor duke përfshirë komunitetin e banorëve, shkollat e rajonit, bizneset, disa aksione pastrim in ë terrene ëprgjatë basenit të lumit Bistrica si dhe një cikël debatesh mjedisore ne media.
Bashkia e Finiqit deri tani ka përfituaar nga projektit i mësipërm 100 kontenierë për mbetjet urbane, një makinë bashkohore teknologjike për grumbullimin dhe përpunimin e mbetjeve urbane, etj,.

Projekti Menaxhimi i Integruar i Mbetjeve dhe Parandalimi i Mbetjeve Detare në Shqipëri ka nisur zbatimin nga 1 prill 2018, financohet nga Ministria Federale për Zhvillimin dhe Bashkëpunimin Ekonomik e Gjermanisë (BMZ) dhe zbatohet nga GIZ (Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit).

Bashkia e Fiqit është e dyta në Shqipëri e përfshirë në projektin e GIZ pas bashkisë së Lezhës, për “Menaxhimin e Integruar të Mbetjeve dhe Parandalimin e Mbetjeve Detare në Shqipëri”.

ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI