Dy të rinj janë arrestuar në flagrancë, pasi kanë ushtruar dhunë fizike ndaj një polici.
Ngjarja ka ndodhur në pedonalen e qytetit të Tepelenës, ku 25 vjeçari Elion Qibini dhe 21 vjeçari Rediol Qibini, kanë goditur për shkak të detyrës punonjësin e patrullës së rendit.
Sipas Report Tv, polici ka qenë i patrullës Shqiponja dhe ka kërkuar kontrollin e automjetit të dy çunave nga fshati Lazarat. Fillimisht dy djemtë e kanë kundërshtuar me fjalë, pastaj kanë ushtruar dhunë ndaj policit.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.///
ME SHUME LAJME
Sarandë. Finalizohet operacioni policor “Vjeshta” kundër narkotrafikut, ndalohen 20 shtetas.
SARANDA MIRËPRET PANAIRIN E 14-t MBARËKOMBËTAR TË SUVENIREVE MIQËSORE ME MJEDISN –
Pushteti nuk merret me vezë, por me vota