Për mazhorancën opozitë kërkon të krijojë kriza artificiale. Përfaqësuesi i mazhorancës në Këshillin Politik, Damian Gjiknuri tha se opozita kërkon të hedhë ne erë procesin.
Gjiknuri tha se drafti i propozuar nga mazhoranca është një draft që kërkon impuntin e të gjithëve.
“Sot PD bojkotoi këshillin politik, megjithëse ishte ajo kërkuese e mbledhjes. E bojkotoi me të njëjtat qëllime që kanë synim, të hedhin në erë këtë proces dhe të krijojnë një krizë artificiale. Stiset një debat i kot. Këtu po bëhet sikur po zihen për procedurë. ODIHR është organizate e specializuar për të dhënë mendim juridik mbi produkte konkrete. Sot ne sollëm një produkt. Është një draft që kërkon impuntin e të gjithë. Parashikon koalicionin, vota për çdo kandidat dhe mekanizmat për ndarjen e mandateve”, tha Gjiknuri.
Ai i bëri thirrje opozitës që të bashkohen për të punuar me këtë draft. Sipas tij debati me ODIHR është i kotë.
“Hajde të punojmë me një draft, koha nuk pret. Në tetor fillon KQZe re dhe duhet të përgatiten të gjitha aktet. Afati është shumë i shkurtër. Ne kemi definicion për koalicionet aty.
PD do krizë artificiale dhe do ti thotë shqiptarëve që këto janë ndryshime të njëanshme. Këto janë sebepe për të justifikuar krizën e tyre të brendshme”, u shpreh Gjiknuri.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI