Gadishulli i Peloponezit dhe ishujt përreth janë goditur nga stuhia e paralajmëruar ‘’Ianos’’ që ka një forcë të ngjashme me një uragan.
Zakynthos, Ithaca dhe Kefalonia janë 3 ishujt ku cikloni ka lënë më shumë dëme duke shkatërruar varka në mole, përmbytje rrugësh dhe dëme të mëdha.https:
Në orët e fundit cikloni është infensifikuar teksa zv/ministri i brendshëm, i ngarkuar për Emergjencat Civile paralajmëron se 6-9 orët e ardhshme janë vendimtare për pjesën greke të goditur.
Jugu i Greqisë pritet ende të goditet më shumë nga cikloni, teksa erërat dhe shiu që e karakterizon do të arrijë deri në rajonin e Atikës, ku ndodhet kryeqyteti Athina.
Lajmi i mirë është se deri tani grekët e zonave te paralajmeruar per ciklonin, janë treguar të kujdesshëm dhe kanë marrë masat pasi asnjë i lënduar nuk është regjistruar nga cikloni dhe forca e tij.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI