Shënohet viktima e dytë në Greqi, si pasojë e stuhisë që godit gjatë natës ishujt e detit Jon, Peloponezin Perëndimor, Thesalia dhe Kardica.
Një 63-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në Greqi, pasi u “rrëmbye” nga ujërat e furishme që ka shkaktuar cikloni. Mësohet se ngjarja e rëndë ka ndodhur në Karditsa të Greqisë. 63-vjeçari punonte si fermer në këtë zonë.
Mediat greke raportojnë se pas disa orësh kërkimesh, është arritur të gjendet trupi i paketë i shqiptarit, identiteti të cilit nuk dihet.
Deri më tani numri total i viktimave në këtë shtet ka shkuar në 2, ndërkohë janë zhdukur edhe 2 persona të tjerë.
Po ashtu, raportohet se nga shirat e rrëmbyeshëm është ndërprerë edhe energjia elektrike. Stuhia ‘Ianos’ është përshkruar si uragan mesdhetar.
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI