ATSH/ – Gjykata kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka vendosur konfiskimin e pasurive të shtetasve Kelmend Balili dhe Bashkim Balili, si dhe të shoqërisë “Balili & Co” shpk.
Në njoftimin e Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar thuhet se, Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, bazuar në përcaktimet e ligjit “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar, trafikimit dhe korrupsionit nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurive”, (i ndryshuar), ka kryer hetim financiar mbi pasuritë e shtetasve Kelmend dhe Bashkim Balili, si dhe të shoqërisë “Balili & Co” shpk.
Në përfundim të shqyrtimit gjyqësor, pas kërkesës për konfiskim të paraqitur nga Prokuroria e Posaçme për konfiskim, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar vendosi Konfiskimin dhe kalimin në favor të shtetit në pjesë ideale 40% të pasurive.
Në pasuritë e sekuestruara përfshihen, truall me sipërfaqe 11.994 m2, ndodhur në qytetin e Sarandës në emër të “Balili % CO” shpk.
Objekti “Ish – Kampi i Pushimit të Punëtorëve, 4 + 1 kate, me sipërfaqe ndërtimi 1923 m2 dhe sipërfaqe trualli 13.000 m2, ndodhur në qytetin e Sarandës në emër të “Balili % Co” shpk.
Truall me sipërfaqe 1716.91 m2, ndodhur në qytetin e Sarandës në emër të “Balili % Co” shpk.
Konfiskimin dhe kalimin në favor të shtetit në pjesë ideale 40% të pasurive të ndodhura në qytetin e Sarandës në emër të shtetasit Bashkim Balili .Për administrimin dhe përdorimin e pronave të konfiskuara gjykata ka ngarkuar Agjencinë për Administrimin e Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara, Tiranë./ATSH///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI