Ministri në detyrë për Europën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, bëri me dije se për të dytin vit radhazi, në bashkëpunim të ngushtë mes Ministrisë për Europën dhe Punët e Jashtme dhe Ministrisë së Diasporës, po shpërndahen falas tekstet mësimore në gjuhën shqipe, për të gjithë nxënësit shqiptarë në diasporë.
Ambasadat e Republikës së Shqipërisë po shpërndajnë rreth 17.000 tekste shkollore, në të gjitha hapësirat ku jetojnë shqiptarë.
Cakaj thekson, ky është një kontribut domethënës në ruajtjen e kulturës dhe forcimin e identitetit kombëtar.
“Merita kryesore megjithatë, iu takon mësuesve e nxënësve të vyer, që përkundër largësisë, vazhdojnë ta ruajnë shqipen e ta lartësojnë trashëgiminë kombëtare gjithandej në botë”, u shpreh Cakaj.

(Ende nuk dihet sa tekste shkollore jane destinuar per klasat e mesimit te gjuhes shqipe ne disa qytete te Greqise te cilat funksionojne per merite te shoqatave te emigranteve ne bashkepunim me bashkite lokale atje).///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI