Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi është i bindur që partia e tij do të fitojë me një rezultat të thellë në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit. Ndërsa ndiqte nga afër procesin e votimit për kandidatët për deputetë në qarkun e Gjirokastrës, Bardhi u shpreh se votimi i anëtarëve është një proces i ri që ndodh për herë të parë dhe aplikohet në Shqipëri.
Bardhi theksoi mes të tjetash se pritshmëria e PD-së në këto zgjedhje, nuk është vetëm për Gjirokastrën, por për të gjithë Shqipërinë.
“Ajo që unë kam vërejtur gjatë këtyre 7 viteve që qeverisemi nga Edi Rama, kam parë që jo vetëm Gjirokastra, por në përgjithësi i gjithë jugu ka qenë i diskriminuar. Ka munguar investimi, ka munguar vëmendja ndaj halleve dhe problemeve të qytetarëve. Ka munguar mbështetja biznesit. Edhe gjatë kësaj përiudhe pandemie siç keni parë, shumë nga bizneset në Gjirokastër, një qytet i mrekullueshëm dhe turistik, ka qenë në vështirësi çdo biznes për shkak të situatës së krijuar nga pandemia.
Sipas Bardhit “Pritshmëria e PD, jo vetëm për Gjirokastrën, po për të gjithë Shqipërinë është një fitore e thellë. Përsa i përket qarkut të Gjirokastrës, ju siguroj, këtë e di edhe kundërshtari ynë, që opozita e bashkuar do të jetë fituese në qarkun e Gjirokastrës.”,-deklaroi Bardhi.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI