Deputeti i Partisë Socialiste, Alket Hyeseni ka ndarë shembullin e mjekut pneumolog, Niko Kuri i cili u shërben qytetarëve të Sarandës që nga tetori i vitit 1997 dhe aktualisht është duke qëndruar në frontin e parë të luftës ndaj COVID-19.
Hyseni e quan hero të jetës së përditëshme, për punën, profesionalizmin dhe ndershmërinë e tij në shërbim ndaj qytetarëve në këto ditë të vështira pandemie.

“Niko Kuri, mjek pneumolog, në shërbim prej gati tre dekadash, ndërkohë nga tetori i vitit 1997 shërben në spitalin bashkiak Sarandë “Petro Nako”, aktualisht Shef i Shërbimit spitalor dhe nëndrejtor teknik.


Ka qenë në ballë të luftës antiCovid-19. Njeri me cilësi të vyera, qytetar shembullor dhe mjek i palodhur që shërben në çdo orë dhe kohë, ditën dhe natën, për çdo pacient, fëmijë apo i moshuar, nga zonat e Sarandës, Delvinës, Konsipolit, Finiqit, Borshit dhe Lukovës, por edhe turistëve shqiptarë dhe të huaj”, tha Hyseni/ATSH///
ME SHUME LAJME
Zvërneci, Rama: Disa qeverisin për projektin e BE-së, të tjerët zgjedhin të protestojnë
Sarandë. Gjendet një armë zjarri në shëtitore pranë ‘Centralit’.
Pse 1 milion protestues nuk e rrëzuan Vuçiçin edhe pas 2 vjet protestash?