Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu i ka uruar shërim të shpejte nga COVID-19 profesoreshë Silva Binos.
Manastirliu thotë se mjekja Bino është një grua e fortë dhe profesioniste me aftësi të rralla e cila aktualisht po trajtohet me kujdes e profesionalizëm nga kolegët e saj në spitalin Infektiv në QSUT.
“I uroj shërim të shpejtë prof. Silva Binos, gruas së fortë dhe profesionistes me aftësi të rralla, e cila u prek nga virusi i rrezikshëm dhe aktualisht po trajtohet me kujdes e profesionalizëm nga kolegët e saj në spitalin infektiv në QSUT.
E palodhur dhe e përkushtuar në misionin e saj, ashtu si të gjithë profesionistët tanë të shëndetësisë,në këto muaj të vështirë në përballjen me epideminë e COVID-19. Mjekët konfirmojnë se gjendja e saj është e stabilizuar. Dr. Bino të presim të na bashkohesh sa më parë”, tha ministrja. ///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI