KULTURE/ Bashkia e Delvines po synon se fundi krijimin e kostumeve popullore sipas tradites shekullore delvinjote.
Ne krye te ketij aksioni kulturor eshte vete kreu i kesaj Bashkie, Majlinda Qilimi.
“Hijeshia Delvinjote”, – shkruan nne statusin e fundit ne fb Qilimi, perbri nje kostumi shekullor tradicional te vajzes delvinjote .
“Mishërimi i mjeshtërisë dhe estetikës në kostumin festiv tradicional te gruas delvinjote – fillim shek XX.”-nenvizon kryebashkiakja.
Perpjekja e mesiperme pershendetet nga delvinjotet qe banojne sot ne qytet por edhe nga qindra e qindra te tjere qe jetojne ne emigracion ne Greqi e shtete te tjera te botes.

Delvina, dikur epiqendra urbane e kulturore e rajonit Jug Perendimor te Shqiperise, ishte njeheresh edhe qender e qyteterimit te rajonit. Pervec artizanatit qe lulezonte tebote , sazet e Delvines ishin te mirenjohura ne krejt vendin.
Kenga qytetare delvinjote shenoi nje hop te vecante me punen e palodhur te kompozitorit delvinjot Myrteza Leka.

Kostumologjia e Delvines, ne aktivtetet kulturore si festivale, etj, ishte nje pasuri e disa trevave, duke shprehur larmine e motiveve dhe bukurise shpirterore te trevave te Delvines.///

ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI