SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Listat e zgjedhësve/ Bardhi: Qytetarëve po iu ndryshohet vendbanimi

 Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi deklaroi se PD po bën gati kallëzim penal ndaj Lleshajt dhe kreut të Gjendjes Civile, pasi sipas tij, ka nisur manipulimi i listave.

“Dëshmitë e qytetarëve janë të drejtpërdrejta dhe nuk lënë vend për diskutime. Qytetarëve u është ndërruar vendbanimi pa kërkesën e tyre, në shkelje flagrante të ligjit”, u shpreh Bardhi duke iu referuar një emisioni investigativ.

“Ligji e thotë qartë se me ndryshimin e vendbanimit, qendra e votimit ndryshon automatikisht. Çfarë thotë Sandër Lleshaj, është një përpjekje e dëshpëruar për të mbuluar manipulimin e listave të votuesve”, tha ai.

“Partia Demokratike po bën gati kallëzimin penale për ministrin e Brendshëm, Sandër Lleshaj, drejtorin e përgjithshëm të Gjendjes Civile, Bledar Doracaj për shkeljen e rëndë të ligjit dhe të së drejtës për votim të qytetarëve. Që nga Sandër Lleshaj, deri tek nëpunësi më i thjeshtë që fut duart në listat e votuesve për të deformuar vullnetin e qytetarëve, do të mbajë përgjegjësi para ligjit!”, tha Bardhi. /atsh///

error: