SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Rama: Për pak javë konkretizojmë në Kosovë marrëveshjen për doganën e Durrësit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se “në mbledhjen e përbashkët mes dy qeverive, Shqipëri-Kosovë kemi dakordësuar disa marrëveshje konkrete dhe për pak javë do të vizitoj Kosovën me një delegacion modest për nga numri, por për një çështje shumë të rëndësishme për të firmosur përfundimisht edhe marrëveshjen që e kalon doganën e Durrësit në dispozicion të plotë të Kosovës”.

Në fjalën e tij në konferencën e përbashkët për shtyp me kryeministrin e Kosovës, Avdullah Hoti, pas mbledhjes së dy qeverive mbajtur në Tiranë, Rama tha se “kjo marrëveshje e kthen portin e Durrësit në një port të Kosovës de facto, që do të thotë çdo mall i ardhur në Durrës për të shkuar në Kosovë kur shkarkohet në Durrës është shkarkuar në Kosovë. Aty janë autoritetet doganore të Kosovës që e marrin e trajtojnë dhe çojnë lejen për në destinacion”.

Kryeministri Rama tha gjithashtu se “jam shumë i kënaqur që më në fund, imagjinoni se sa kohë kemi humbur, kemi çliruar përfundimisht edhe krahun e punës në Kosovë dhe Shqipëri, në kuptimin që kushdo që të punojë në Shqipëri nga Kosova apo kushdo që do të punojë në Kosovë nga Shqipëria nuk ka më nevojë për t’u sorollatur për letra pune. Është njësoj si të jetë aty ku ka rezidencën dhe aty ku ka pasaportën si rezident”.

“Është kërkesë e kahershme e sipërmarrjes në dy anët e kufirit nuk e di sa e justifikueshme është që kjo dhe të tjera gjëra që lidhen drejtpërdrejtë me jetën e njerëzve janë penguar, anashkaluar në emër të luftërave imagjinare, ndërkohë që lufta ka shumë e shumë vite që ka mbaruar e vetmja luftë që ka sot Kosova është lufta për zhvillim, zgjerim dhe integrim”, – theksoi Rama.

error: