Ilir Meta. president i vendit akuzoi sot ne nje konference per mediat se kryeministrin Edi Rama është përgjegjësi kryesor i rrënimit të ekonomisë në vend. Ai tha se kjo ka ardhur si pasojë e borxheve të pafundme të marra nga qeveria.
“Këto muajt e fundit kur ekonomia nuk po merr dot veten nga tërmeti dhe Covid-19, dhe kur po rritet niveli i borxhit publik me hua dhjetëra qindra milionë dollarëshe, papërgjegjshmëria për mbrojtjen e vendit. Një investitor i huaj, ka bërë padi kundër shtetit shqiptar. Gjykatat e arbitrazhit, rrezik për financat e vendit! Vendimmarrjet e kryeministrit janë arsyet për rrezikun që i kanoset vendit. Ka pasur përpjekje për të feshur informacione për çështjet e humbura. Avokatura e shtetit nuk më ka informuar. Shteti shqiptar nuk mund të marrë borxhe pafund, dhe të rrënohet për shkak të tyre. Të ndalet rënia në humnerë e ekonomisë,” tha Meta.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI