Një zjarr i madh ka përfshirë gadishullin e Karaburunit ku po digjen një hapësirë e madhe me shkurre dhe pemë të zonës.
Zjarri nisi rreth orës 18:30 të mbrëmjes dhe sipas zjarrfikëses së Vlorës dyshohet të jetë i qëllimshëm.
Katër automjete zjarrëfikëse ndodhen në vendgjarje teksa flakët duken edhe nga qyteti i Vlorës.
Ndërhyrja gjatë natës është tepër e vështirë për shkak edhe terrenit malor teksa do të kërkohet me patjetër nderhyrja nga ajri pasi nga toka është e pamundur të fiket.
Karaboruni eshte zone e mbrojtur dhe pjese e parkut kombetar .///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI