Kryesia e Partisë Demokratike ka dërguar 8 emrat të cilët do të votohen me 5 tetor si përfaqësuesit e kësaj force politike për kandidatë për deputetë dhe pushtetin local:
1. ILIR NIKOLLI
2. IRINI NACI
3. JOLIO DINE
4. KLAUDIJA BAJRAMI
5. KRESHNIK BOZHO
6. SHPETIM AHMETI
7. SKERDILAJD SULOZEQI
8. ZANA PIRO
Ilir Nikolla, kandidoi si kandidat për kryetar bashkie në zgjedhjet e 25 qershorit 2019 perballe Adrian Gurmes te PS-s, garë në të cilën arriti të merrte i vetem rreth 20% të votave. Më herët, kryesia e PD e kishte eleminuar emrin e Ilir Nikollës nga gara për kryetar të degës së PD Sarandë. Aso kohe, Nikolla deklaroi per mediat se “Jam ne kushtet kur familja ime poltike me ka mbyllur deren…”.
Në këtë listë mungojnë emrat e 2 drejtuesve të PD Sarandë: Kryetarit Hariz Mema dhe sekretares Matilda Qurku, të cilët nuk pranuan të japin dorëheqje nga funksionet dhe t`i nënshtroheshin votimit nga anëtarësia si përfaqësues politik për zgjedhjet e ardhshme.
Zgjedhjet parlamentare sikurse pohohet nga shume anetare te strukturave te PD-s ne Sarande, pritet të jetë një test për të ardhmen e PD Sarandë.///
ME SHUME LAJME
Rama: Aeroporti i Vlorës do të hapet me patjetër
Të dielën, Nivica rikthen protesën për Kakomenë
“Merkur.de”: Nga Ksamili në Vjosë, Shqipëria magjeps turistët e huaj