SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Basha: Paketa me 5 pika ringjall, ndal rënien në humnerë

-Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha vizitoi sot bizneset tek Rr. Durrësit dhe Rr. Myslym Shyri dhe dëgjoi shqetësimet e sipërmarrësve dhe qytetarëve në këtë situatë kolapsi ekonomik e shoqëror.

Bizneset vunë në dijeni Bashën se qeveria jo vetëm nuk u është gjendur në ndihmë në këto muaj të vështirë për ta, por nuk u ka toleruar asnjë qindarkë nga taksat qendrore dhe lokale.

Basha i njohu sipërmarrësit dhe qytetarët që bashkëbiseduan me të me planin e rimëkëmbjes ekonomike e sociale me 5 pika.

“Veçanërisht me interes për biznesin, çeku prej 1000 euro dhe pagesa prej 200 mijë lekësh të vjetra për çdo punonjës që rimarrin në punë, duhet të vihen në jetë pa humbur asnjë orë kohë”, u shpreh Basha.

“Çekun prej 1000 eurosh për gjashtë muajt në vijim e meritojnë rreth 100 mijë biznese, ndërsa mbi 100 mijë shqiptarë që kanë humbur punën mund ta rifitojnë atë nëse qeveria disburson pagesën mujore prej 200 mijë lekësh për çdo ripunësim”, shtoi ai.

“Ndërkohë, pagesa mujore prej 160 mijë lekësh për çdo shqiptar që ka humbur punën dhe nuk gjen punë gjatë këtyre 6 muajve do të nxisë konsumin dhe të frenojë rrokullisjen e mëtejshme të ekonomisë” u tha Basha qytetarëve dhe sipërmarrësve./Me shkurtime nga ATSH///

error: