SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Ndryshimet në Kodin Zgjedhor/ Hajdari: Unë jam me ata shqiptarë sot që ndihen të zhgënjyer, të hapen listat

Deputetja e opozitës, Rudina Hajdari kërkoi sot që të ndalet seanca e sotme dhe të hapen listat.

“Unë sot flas për ata shqiptarë, të cilët janë treguar shumë më të mençur se shumë njerëz që kam takuar në këtë sallë. Ata e dinë shumë mirë që në këtë sallë ka vetëm mashtrime, këtu bëhen vetëm pazare. Ata e dinë shumë mirë që momentin kur kjo seancë përfundon, shumica ulen dhe bëjnë pazare dhe vijnë këtu dhe e shesin veten si patriot. Kjo ka ndodhur këtu e 30 vite. Mos e harroni asnjëherë këtë gjë”, theksoi Hajdari.

“Ka qenë kjo sallë plenare ku në 1992, ju i premtuat shqiptarëve që do të dënonit krimet e komunizmit dhe nuk e bëtë këtë gjë. I mashtruat se i thatë që do ta bënit dhe nuk e bëtë. Po unë jam me ata shqiptarë sot, të cilët që janë të zhgënjyer se ju nuk e bëtë këtë”, tha Hajdari.

“Ka qenë kjo sallë kur në 1996 ju i thatë shqiptarëve futini lekët në firmat piramidale dhe i keni të sigurta dhe i mashtruat. E çuat këtë vend në mjerim, në përplasje, në tmerret më të mëdha që ka parë ky vend. Ka qenë kjo sallë që e ka bërë atë gjë”, u shpreh Hajdari.

“Ka qenë kjo sallë, këta deputetë prej 30 vitesh që u ka thënë shqiptarëve që në 2001 që do futeni në BE. Ju i mashtruat sot është 2020 dhe Shqipëria lulëzon në drogë. Që në 2001 sot është 2020, ku janë sot rinia shqiptare që po i degdisini nëpër Londër nëpër Holandë, që po futen nëpër kamionë për mbijetesën e familjeve të tyre”, u shpreh ajo.

“2020-a ka ardhur dhe ju sot prapë u thoni shqiptarëve që do hapim listat. Kjo sallë e bëri këtë gjë”, tha ajo.

“Sot po tentoni t’i mashtroni shqiptarët, t’u thoni urdhëro votën parapëlqyese, por nga ana tjetër e vendos unë se kush vjen në këtë parlament. Ju po e bëni këtë gjë pas 30 vitesh”, theksoi Hajdari.

“Mos u hiqni si patriot sikur e doni këtë vend. Ju bëj thirrje të gjithëve. Duhet të reflektoni, ndaleni këtë seancë të turpshme që iu bëni qytetarëve, sepse ne jemi këtu për ata dhe jo për t’iu shërbyer një grupi njerëzish”, theksoi ajo.

“Hapni listat se Kodi Zgjedhor, sistemi ndryshohet një herë, nuk ndryshohet sa herë ju do qejfi ju. Jepini mundësinë shqiptarëve të votojnë për ata deputetë që e meritojnë të vijnë në këtë sallë”, tha Hajdari./ata///

error: