SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Shqipëria nuk mund të penalizohet pse ka bërë spastrimin më të madh në rajon në sistemin gjyqësor përmes Vetingut

Kryeministri Edi Rama deklaroi te merkuren se, “Shqipëria nuk mund të penalizohet pse ka bërë spastrimin më të madh në rajon në sistemin gjyqësor përmes Vetingut”.

“Nuk është një proces që varet nga qeveria apo lidhet me Kryeministrinë plotësimi i vakancave në Gjykatën Kushtetuese. Reforma në drejtësi ka bërë që i gjithë procesi i krijimit të institucioneve të reja të jetë krejtësisht i pavarur dhe unë shpresoj që kjo të ndodhë“, deklaroi Rama në konferencën e përbashkët me Komisionerin për Zgjerim të Bashkimit Europian, Olivér Várhelyi, në Tiranë

Por, shtoi ai, bindja ime është që Shqipëria nuk mund të penalizohet pse ka bërë spastrimin shumë të madh.

“Pse nuk kemi ne sot ende Gjykatë Kushtetuese funksionale? Mos vallë e kemi pezulluar, apo eliminuar nga Kushtetuta? Jo. Sepse kemi bërë një spastrim që nuk e ka bërë dhe as në imagjinatë nuk e ka parë, jo vetëm asnjë qeveri paraardhëse këtu, apo shumicë parlamentare paraardhëse, por asnjë vend i rajonit”, deklaroi Rama.

Ne, tha Rama, kemi bërë detyrën, spastrimi është kryer, plotësimi kërkon kohën e vet, ka proceset e veta.

Komisioneri e nënvizoi me shumë të drejtë rolin e madh të BE-së dhe konkretisht përmes Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit të procesit të Vetingut. Vetingu është një proces që po ecën para siç e kanë parë të gjithë shqiptarët, ka ritmet dhe vështirësitë e veta. Monitorohet drejtpërdrejt nga BE, nuk monitorohet nga qeveria. Nuk varet nga qeveria a shtyhet apo nuk shtyhet, por në fund të ditës e di shumë mirë që vlerësohet gjithë Shqipëria, si shtet, jo vetëm qeveria kur vjen puna të raporti i progresit apo te hapat. Pra funksionimi i gjyqësorit dhe funksionimi i Gjykatës Kushtetuese në këtë rast është një nga pikat kyçe”, u shpreh kryeministri.

Nga ana ime, shtoi ai, unë mendoj se Shqipëria do e kishte bërë konferencën vite më parë.

“Por, nga ana tjetër, unë e di që konferencën e vendos BE dhe jo ne. Në rast se BE do të shohë plotësimin e kësaj pike konkretisht, do jetë një pikë ku nuk do mund të kapet njeri. Në rast se dikush do të kapet, ne do vazhdojmë punën tonë. Ne nuk e lidhim punën tonë me data e afate, sepse nuk i kemi ne në dorë. Ne e lidhim punën tonë me progresin dhe më vjen shumë mirë që raporti i progresit është aty dhe progresi është i qartë. Ne vazhdojmë punën”, tha Rama./atsh///

error: