Ish-deputeti i PD-së Luçiano Boçi ka reaguar nga Elbasani në një deklaratë për mediet në lidhje me atë që e cilëson shkelje të ligjit elektoral, pasi sipas tij, drejtorët e shkollave kanë urdhëruar mësuesit të mbledhin të dhënat personale të prindërve.
“Nuk është vetëm përpjekja e dështuar me manipulimin e listave përmes zhvendosjes së votuesve në të gjithë Shqipërinë, nuk është vetëm mbledhja e kartave të identitetit me urdhrat e paligjshëm të drejtorëve të spitaleve, siç pamë në Peshkopi”, shprehet ai.
Sipas Boçit, drejtorët e shkollave janë urdhëruar të marrin të dhënat personale nga prindërit e nxënësve.
“Prindërve u është kërkuar në grupet e Whatsapp -it që të dërgojnë foto të kartave të identitetit, me justifikimin e teksteve mësimore. Ky është një keqpërdorim skandaloz që u bëhet shkollave, është një politizim i dëmshëm i qendrave të dijes, të cilat po kthehen në organizata partie. Prandaj ndodhem në shkollën “Onufri” në Elbasan. Drejtori i kësaj shkolle, Ervin Goxhaj, me urdhër politik dhe të paligjshëm u ka kërkuar mësuesve të mbledhin kartat e identitetit të prindërve.”, tha ai///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI