SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

SARANDE/ U kremtua 76 vjetori i Çlirimit nga nazifashistet.

U kremtua ne Sarande  76 vjetori I  Çlirimit nga nazifashistet. Veprimtarite zyrtare te organizuara nga bashkia dhe shoqatat e veteraneve te Luftes,  kane perfshire homazhet ne varrezat e deshmoreve, homazhe dhe pershendetje te rastit ne lapidarin e te reneve per clirimin e Sarandes ne Qafen e Gjashtes, etj,.

Duke iu referuar ketij eventi, kryetari i bashkise Adrian Gurma shprehet: “Mirënjohje e respekt për luftëtarët e lirisë! Lavdi dëshmorëve të Atdheu”

Nderkohe deputeti Alket Hyseni ne nje status dedikuar ketij momenti historik  do te shprehet: “ Mirënjohje përjetë partizanëve të Brigadave 12, 14 dhe 19 të Ushtrisë Nacional Çlirimtare Shqiptare, si dhe trupave parashutiste dhe të marinës britanike, që luftuan heroikisht për çlirimin e Sarandës dhe Delvinës, ku ranë dëshmorë dhjetra partizanë shqiptarë dhe 6 ushtarë britanikë. Lavdi dëshmorëve të atdheut!’

Ne ceremonite per perkujtimin e dites se shenuar te 9 Tetorit, ka qene i pranishem edhe prefekti i Qarkut Vlore, Flamur Mamaj

Eshte nga te paktat here qe per clirimin e Sarandes permendet jo vetme kontributi  thelbesor i formacioneve te partizaneve shqiptare por edhe I trupave parashutiste dhe te marines te Britanise se Madhe, si pjese aleances boterore kunder fshizmit se bashku me SHBA dhe Bashkimin Sovjetik. .

(Foto arkiv: Nga zbarkimi i trupave britanike Sarande dhe Kakome, 1944)

Ne betejen per clirimin e Sarandes dhane jeten  per altarin e lirise 14 partizane shqiptare dhe 6 ushtare britanike.///

error: