SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

QAFE BOTE/ Qindra pjesemarres ne proteste nga te dy krahet e kufirit per zhbllokimin e PKK

QAFE BOTE//E DIEL/ 11.30 . Sot ne Piken e kalimit kufitar te Qafe Botës,  sikurse ishte paralajmeruar disa shoqata të Thesprotise organizojnë një perotestë  drejtuar qeverise greke me kërkesë themelore zhbllokimin dhe vënien sa më shpejtë në funksionim të doganës së Mavromatit (Qafe Botë).

Kësaj proteste mësohet se do t’i bashkohen nga ana shqiptare  e kufirit ndërshtetëror edhe minoritare greke nga bashkia e Finiqit te organizuar nga disa shoqata vendore.

Qindra automjete te vogla po edhe autobuze kane transportuara drejt kesaj pike doganore banore nga zona e Thesprotise dhe bashkia e Finiqit per krahun shqiptar.

Bie ne sy edhe pjesemarrja e zyrtareve te bashkise Finiq, te kryesuar nga kreu i kesaj bashkie, Kristaq Kiço dhe stafi i tij.

Po keshtu nga krahu grek i kufirit krahas qytetareve jane te pranisheme dhe zyrtare te keshillit bashkiak te Igumenices si nga disa shoqata vendore.

Protesta e mësipërme merr shkas nga  situata e vështirë qe ka sjell bllokimi prej gjashtë muajsh nga ana e qeverisë greke i kësaj Dogane për shkak të koronavirusit.Bllokimi i PKK të Qafë Botës (Mavromatit) prej gjatë muajve ka paralizuar qarkullimin e njerëzve dhe të mallrave në të dyja anët e kufirit dhe ka rënduar gjendjen shëndetësore të shume të moshuarave minoritare greke qe jetojne te vetmuar ne 58 fshatrat e bashkisë Finiq dhe që ne menyre periodike kane shkuar per kurime etj., te pjesa tjeter e familjes ne vende te ndryshme te Greqise.//FOTOT : Gazetari I Radios “Saranda dhe SARANDANEWS.AL, Panajot Boli/ (Lajm ne perditesim)/ SARANDANEWS.AL///

error: