Ish prokurori i përgjithshëm Adriatik Llalla vijon të qëndrojë në “arrest shtëpie” që prej datës 13 dhjetor. Llalla ishte shpallur në kërkim prej kohësh, ndërsa arrestimi i tij është bërë në Romë, të Italisë.
Por sipas MCN, Interpol Tirana konfirmon se ish prokurorit të përgjithshëm i është refuzuar pjesërisht kërkesa për azil.
Akuzat për të cilat akuzohet në Shqipëri, njihen si shkelje nga shteti italian, duke rritur mundësitë e hapjes së një procesi administrativ që mund të marr kohë.
Në Itali, Llalla kishte kërkuar azil politik, pasi refuzon të njoh dënimin nga Gjykata e Posaçme me dy vite burg.
Prokuroria e Posaçme, SPAK, i ka përcjell më herët Ministrisë së Drejtësisë dokumentacionin e nevojshëm për ekstradimin e ish-kryeprokurorit.
Kujtojmë këtu se, Gjykata e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, ne 22 shtator, vendosi dënimin me dy vite burg për ish-Prokurorin e Përgjithshëm, Adriatik Llalla, nën akuzat e fshehjes së pasurisë, shpërdorimit të detyrës dhe pastrimit të parave, i cili bëhet kështu zyrtari më i lartë shqiptar që do të shkojë përfundimisht në qeli.
Ish-Kryeprokurori është dënuar gjithashtu me 5 vite përjashtim nga postet publike si dhe ia janë konfiskuar disa pasuri.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI