Aeroporti i Sarandës ishte konceptuar si një aeroport sezonal. Vlera e investimit parashikohej 33.4 milionë euro dhe brenda 4 viteve të para të operimit objektiv ishte arritja e 1 milionë pasagjerë. Bazuar në dokumentet zyrtare, projekti i planifikuar (një lloj investimi Greenfield) do të zbatohej në zonën e fushës së Vurgut, gjashtë km larg Sarandës dhe në një lartësi prej 20 metrash mbi nivelin e detit.
Agjencitë turistike tl hauaja veçanërisht ato polake, ishin me te itneresuarat për nje aeroport ne Sarandë për t’iu përgjigjur kerkesave të tregut polak ne rritje për Sarandën si nje destinacon i preferuar turistik.
Zhvendosja drejt Gjirokastrës është një lajm i mirë për qytetin e gurtë që ka njohur një zhvillim të vrullshëm të turizmit vitet e fundit. Por zhvillime intensive turistike gjate 2023-it njohu edhe Saranda dhe rajoni i saj.
Por përtej entuziazmit ka plot pikëpyetje që mbeten. Edhe Kukësi ka sot një aeroport sezonal, i cili në pjesën më të madhe të vitit qëndron i mbyllur.
Në muajin korrik 2023 kompania low cost, WizzAir njoftoi mbylljen e fluturimeve të saj nga ky aeroport. Pra, çështja nuk është vetëm sa të ndërtohet aeroporti i Gjirokastrës e të ngelet aty si aset i fjetur, por të jetë në funksion dhe të ketë impakt në zhvillimin ekonomik të jugut të vendit. Ende nuk dihet nëse vepra do të jepet me koncension apo do të ndërtohet me para nga buxheti i shtetit.///
ME SHUME LAJME
Sarandë. “Princess” cruises e kompanisë më të madhe Holland-Amerikan, paraprin 14 krociera të tjera gjatë vitit
Sarandë. Mbërrin krocera e parë me turistë për vitin 2026-n.
Sociale. Shqipëria po zbrazet. Bie me 35% numri i lindjeve brenda një dekade