Kryeministri Edi Rama deklaroi se rruga Milot -Fier është financim privat, ku shteti vendos vetëm një fond garancie mbi trafikun.I ftuar në një studio televizive, Rama iu përgjigj interesimit të analistëve mbi koncesionet e parashikuara në buxhetin 2022.
“Të gjitha këto nuk janë për shërbime. Këto nuk janë koncesione që do futen para nga buxheti i shtetit, si ato që investohet nga privati dhe shteti shlyen investimin në vite. Nuk kemi të tilla. Këto janë koncesione me paratë e privatit ku në rastin e rrugës Murriqan-Milot-Thumanë-Kashar-Rogozhinë-Fier shteti jep garanci për trafikun. Pra nëse parashikohet një trafik i caktuar dhe nuk plotësohet atëherë shteti bën një kompensim. Edhe në rastin e aeroportit të Sarandës shteti është garanti i trafikut. Por këto janë para që janë garanci risku, që do të thotë se mund të përdoren ose nuk përdoren fare, por vendosen aty si para garancie për riskun e trafikut rrugor apo ajror”, sqaroi Rama.
Ai theksoi se aeroporti i Sarandës nuk do të bëhet me koncesion si Rruga e Arbrit, por do bëhet me paratë e privatëve dhe do të menaxhohen nga privati.
“Edhe aeroporti i Sarandës edhe rruga Milot-Fier, janë investime private dhe do të jetë rrugë me pagesë në segmentin kryesor dhe rrugët e tjera pa pagesë”, tha Rama.
I pyetur mbi aeroportin e Kukësit, Kryeministri tha se “aktualisht kryhen dy fluturime në javë”. “Tani menaxhmenti i aeroportit është duke lidhur kontratat me kompanitë e interesuara, të cilat bëjnë teste. Kukësi do të jetë një aeroport i sukesshëm për Low Cost”, tha Rama. ///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI