Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro deklaroi sot në Kuvend se “projekti i aeroportit të Vlorës është propozuar të kryhet as më shumë e as më pak, por në gjurmën ekzistuese të ish-aeroportit ushtarak, të ndërtuar në fillim të viteve ‘20 dhe ka qenë funksional deri në vitin 1970″.
Në fjalën e saj në interpelancën e kërkuar nga deputetët e Partisë Demokratike, ministrja Kumbaro theksoi se “projekti i aeroportit ndodhet në zonën C, që nuk është as zona qendrore, as në zonën e qëndrueshme B, nuk prek monumentet e natyrës të identifikuara si: Dumat e Nartës, Laguan Laguna Limopuo, as Kodrat Molastike të Zvërnecit, Pylli i Zvërnecit dhe nuk preket fare Laguna e Nartës ku ndodhen edhe vendet e parapëlqyera të shpendëve dimërues”.
Ministrja Kumbaro tha se “bazuar nga këto studime dyvjeçare nga Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura dhe Ministria e Turizmit dhe Mjedisit, për përditësimin dhe saktësinë e kufirit dhe zonimit të brendshëm të zonave të mbrojtura, zona e propozuar për zhvillimin e aeroportit është hequr nga territori i zonës së mbrojtur me vendim të Këshillit Kombëtar të Territorit”.
Duke treguar hartën e zonës së mbrojtur, Kumbaro u shpreh se “Agjencia Kombëtare e Mjedisit mbetet e angazhuar për të mbrojtur speciet e pranishme brenda peizazhit të mbrojtur”.
Ministrja Kumbaro theksoi se “mjedisi mbrohet pa asnjë dyshim, por sigurohet edhe zhvillimi i qëndrueshëm i gjithë zonës për qytetarët që aq shumë e kërkojnë këtë projekt në funksion të turizmit dhe të ekonomisë. Ky aeroport do të jetë një pol i ri turizmi që favorizon Shqipërinë”.
Kumbaro bëri të ditur se “po punojmë për të shpallur gjithë Luginën e Vjosës Park Kombëtar”.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI