/30/04/2020/- Ministri i Rindërtimit, Arben Ahmetaj i ngarkuar për të menaxhuar situatën financiare gjatë koronavirusit ka deklaruar se qeveria nuk ka ndërmend të ulë pensionet ndërsa theksoi se ka pensionet suplementare për ish-politikanë që marrin shumëfishin e shifrës që merr një qytetar i thjeshtë.
“Ne nuk kemi ndërmend të prekim pensionet e askujt, por ne sapo i rritëm dhe do vazhdojmë t’i rrisim. Pastaj ka pensione suplementare dhe ka ish dhe ish ish-deputetët që marrin 4-fishin e asaj që merr një familje normale.
Sa i përket ndihmave financiare mjafton të shkosh në terren dhe të shohësh kush është ndihmuar. Sa i përket paketave duhet të jemi të vërtetë me qytetarët. Kemi 2.45 mld lekë për Ministrinë e Shëndetësisë. Kemi paketën e parë ku janë shërbyer bizneset e mbyllura me urdhër të qeverisë 6.5 mld lekë.
7 mld lekë për bizneset e mbyllura. Rritje e investimeve 2 mld lekë, zero tatim fitimi për biznesin e vogël. Të gjitha vendet e rajonit kanë ndjekur të njëjtën strategji”, u shpreh Ahmetaj/R-SR///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI