SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Aksident horror! Shqiptari dhe rumuni gjenden të vdekur në mes të rrugës, njërit i ishte prerë koka

Një aksident i rëndë dhe misterioz ka ndodhur në Spanjë, ku dy të rinj humbën jetën dhe një 33-vjeçar u plagos. Viktimat janë një rumun dhe një shqiptar, identiteti i të cilëve nuk bëhet i ditur. Aksidenti ndodhi rreth orës 5 të mëngjesit të sotëm.

Por ajo që ka nxitur dyshime është fakti se dy viktimat janë gjetur të zhveshur lakuriq në rrugë dhe njërit i ishte prerë koka. Sipas mediave spanjolle, trupat e pajetë ishin të masakruar dhe të gjymtuar. Drejtuesi i njërës prej makinave po udhëtonte drejt Kartagjenës kur u përplas me automjetin tjetër ishte ndalur në rrugë dhe me dritat e fikura. Si pasojë e përplasjes së fortë, dy makinat u zhvendosën disa metra tutje.

Hetuesit dyshojnë gjithashtu se njëri nga automjetet pësoi një defekt në mes të rrugës dhe dy personat brenda saj dolën dhe makina tjetër i përplasi ata. Dyshohet gjithashtu se ngjarja mund të jetë e lidhur edhe me krimin e organizuar.///

error: