-Një aksident i rëndë në Greqi i ka marrë jetën një adoleshenti shqiptar. Viktima është 18 vjeç, raportojnë mediat greke, ndërsa identiteti nuk është bërë publik.
Aksidenti ndodhi në orën 07:20 të mëngjesit të sotëm në Halkidiki të Selanikut. Viktima po udhëtonte me motor së bashku me shokun e tij, gjithashtu 18 vjeç.
Ky i fundit ishte në drejtimin e mjetit kur humbi kontrollin duke bërë që të rrëzoheshin me motor. 18-vjeçari pasagjer humbi jetën menjëherë, ndërsa drejtuesi mbeti i plagosur dhe ndodhet në spital.
Ndaj këtij të fundit kanë nisur hetimet, ndërsa patenta i është hequr.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI