Një aksident është regjistruar sot në aksin Sarandë–Gjirokastër, pranë fshatit Bistricë, ku një automjet tip “Opel” me targë AA459GJ ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar në kolektorin e ujit.
Sipas dëshmitarëve, ndër të parët që reagoi ishte Vasil Koto Xhamiha, i cili la kafen dhe u hodh në ujë për të shpëtuar drejtuesin e mjetit. Ai i ka dhënë frymëmarrje 80-vjeçarit Vasillaq Gjini, i cili fillimisht nuk reagoi, por më pas rifitoi ndjenjat.
I plagosuri u dërgua menjëherë në Spitalin e Sarandës, ku mjekët konfirmuan se ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Dyshohet se drejtuesi që po ngiste mjetin ka qenë nën efektin e alkoolit.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI