Një 29-vjeçar shqiptar humbi jetën në një aksident në Halkidiki të Greqisë herët në mëngjesin e së mërkurës. Makina që ai drejtonte është përplasur me një kamion. 29-vjeçari u dërgua në spitalin Polygyros ku u konstatua i vdekur. Aksidenti ka ndodhur në orën 6:50 të mëngjesit të sotëm në km 23 të rrugës N. Moudania – Sithonia. Makina e 29-vjeçarit nga Shqipëria, siç raporton është përplasur me një kamion që drejtohej nga një 48-vjeçar, raportojnë mediat greke.
Në vendngjarje ka mbërritur autoambulanca e EKAV-it, e cila e ka transportuar të riun në Spitalin e Përgjithshëm të Halkidikit, ku ka konstatuar vdekjen.
Një hetim paraprak po kryhet nga Departamenti i Qarkullimit të Poligyros.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI