5 persona kanë ndërruar jetë dhe 2 të tjerë kanë mbetur të plagosur pas një aksidenti tragjik që ka ndodhur pasditen e sotme në aksiden Sarandë-Gjirokastër, në vendin e quajtur Qafa e Muzinës.
Siç raportohet një makinë tip ‘Land Rover’ e drejtuar nga shtetasja R.Ç. i ka prerë rrugën mjetit tip furgon me drejtues shtetasin Bardih Proda. Furgoni për të shmangur përplasjen, ka devijuar nga rruga dhe më pas ka përfunduar në një greminë 20 metra të thelle.
Shoferi i furgonit Bardhi Proda dhe 4 pasagjerë të cilët ndodheshin në mjetin tip furgon kanë gjetur vdekjen si pasojë e aksidentit të rëndë. U desh ndërhyrja e forcave zjarrfikëse dhe përdorimi i gurit fresibël që të nxirren trupat nga furgonin i cili ishte shtypur krejtësisht.///
ME SHUME LAJME
Sarandë. Referohen tre persona në polici: për falsifikim pronësie, shantazh dhe dhunim
TURIZËM – TTW: Nga plazhet e kristalta te historia, ndryshojnë preferencat e turistëve në Shqipëri
Sarandë. “Princess” cruises e kompanisë më të madhe Holland-Amerikan, paraprin 14 krociera të tjera gjatë vitit