Pak kohe pas ngjarjes se rende automobilistike ne rrugen e Qafes se Muzines, kur furgoni tip benz i drejtuar nga Bardhi Proda, banor i Sarandes, u godit ne oren 15.30 nga nje autoveture “Land Rover”; Policia ka dale me nje komunikate duke saktesuar rrethanat dhe numrin e viktimave.


POLICIA-“Njoftohemi se rreth orës 15:30, në rugën nacionale Gjirokastër-Sarandë, në vendin e quajtur Muzinë, mjeti tip “Land Rover” me drejtuese shtetasen R. Ç. është përplasur me mjetin tip furgon me drejtues shtetasin B. P. Si pasojë e përplasjes mjeti tip furgon ka dal nga rruga dhe ka përfunduar disa metra poshtë rrugës. Për pasojë kanë humbur jetën 4 shtetas, të cilët ndodheshin në mjetin tip furgon”, thotë policia.///SARANDANEWS.AL///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI