SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Aksidentete rrugore/ Shkaktarët,72% meshkuj dhe 28% femra

Rrugët e Shqipërisë bëhen shpesh skena të aksidenteve tragjike, të cilat vijnë si pasojë e shpejtësisë së tepruar dhe mosrespektimit të rregullave të qarkullimit. Por, çfarë tregon analiza mbi sigurinë dhe aksidentet rrugore, sipas Drejtorise se Shërbimeve të Transportit Rrugor? Drejtuesi i kësaj drejtorie, Blendi Gonxhja, thekson se në ndryshim nga vendet e BE, në Shqipëri ka një numër të lartë të aksidenteve ku përfshihen këmbësorët.

“Kjo nuk është vetëm një temë shqiptare. Kjo është një plagë e çdo shoqërie. 1,35 milionë njerëz humbin jetën çdo vit nga aksidentet. Çdo 24 sekonda një person humb jetën në aksidente rrugore. Te ne, aksidentet si pasojë e alkoolit kanë ardhur në rënie.

Rripi, nuk është arsye kryesore e vdekjeve, pasi shpejtësia te ne, nuk është aq e lartë sa në botë. Megjithatë, studimet thonë se pjesa më e madhe e aksidenteve bëhen rreth 2 kilometra nga shtëpia dhe në këtë pikë nuk duhet ta nënvlerësojmë vendosjen e rripit sapo dalim nga shtëpia.

 Ne ende nuk kemi kulturën e duhur kur lëvizim në rrugë. aksidentet janë ulur. Në krahasim me vitin 2010, sot ne kemi 86% drejtues mjeti të

Gonxhja bëri të ditur edhe një tjetër detaj interesant, ku shkaktarët e aksidenteve rrugore janë 72% meshkuj dhe 28% femra///

 

error: