SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Aksidenti me dy të plagosur, arrestohet i riu nga Delvina, nën hetim 54-vjeçari nga Tepelena

POLICIA E SHTETIT -Sektori i Policisë Rrugore arrestoi në flagrancë shtetasin A. Ç., 19 vjeç, banues në Delvinë, si dhe referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin A. O., 54 vjeç, banues në Tepelenë, pasi në aksin rrugor “Memaliaj-Tepelenë”, automjetet që drejtonin janë përplasur me njëri-tjetrin. Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar shtetasi A. O. dhe pasagjeri në automjetin e tij, shtetasi O. Q., të cilët po marrin mjekim në Spitalin e Traumës, Tiranë. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.///

error: