Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Vlorë – Gjirokastër) ka arrestuar punonjësin e policisë A.R, ndaj të cilit gjykata ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg”, i dyshuar për veprën penale “Shpërdorim i detyrës”.
Sipas AMP në kohën e regjistrimit të këtij procedimi penal, A.R, ishte me detyrë agjent në Seksionin për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Gjirokastër dhe aktualisht është punonjës policie në Komisariatin e Policisë Dibër.
AMP thotë se nga hetimet e kryera me metoda proaktive në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, ky punonjës policie rezultoi i dyshuar për dekonspirim të aksioneve të policisë; përfshirje në veprimtarinë kriminale të trafikimit të narkotikëve; dhënie ndihme për kalim të paligjshëm të kufirit; kontrabandë me mallra të tjera.
Vijon hetimi për përfshirjen e zyrtarëve të tjerë në këtë veprimtari kriminale. ///
ME SHUME LAJME
Korfuz. Takim i frytshëm dypalësh mes kryebashkiakëve Oltion Çaçi dhe Stefanos Pulimenos
Ndërpritet Bojkoti i Avokatëve në GJKKO!
Gjykata e Lartë cakton datën e gjyqit të Saimir Tahirit