SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Aksidenti rrugor në afërsi të Bajkajt. Hollësi.

Zbardhen hollësi të tjera rreth aksidentit të ndodhur sot ndaj të gdhirë në rrethrrotulimin pranë fshatit Bajkaj në aksin rrugor nacional Skërficë-Shijan-Sarandë ku humbi jetën një 72 -vjeçari Luan Xhuvani.

Burime nga vendi i ngjarjes bënë të ditur për sarndanews.al se personi që humbi jetën sot, rreth orës rreth orës 03:45, në aksin rrugor Sarandë-Tuneli i Skërfices, në afërsi të rrethrrotullimit të fshatit Bajkaj, është shtetasi Luan Xhuvani. Gjatë këtij aksidenti janë goditur nga autovetura edhe dy kafshë: një lopë dhe një gomar në pronësi të 72-vjeçarit të cilat kanë ngordhur në aksin rrugor ku ndodhi ngjarja.

Vijonë veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit./sarandanews.al///

error: